Escobar: Asociacioni do të ndodhë, pyetja është me kë
Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, thotë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të bëhet, duke mos e përjashtuar mundësinë që kjo të ndodhë me një kryeministër tjetër dhe jo Albin Kurtin.
Escobar shtoi se “kemi disa sfida në marrëdhëniet me kryeministrin”, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Do të ndodhë. Pyetja është, me kë?”, tha Escobar. “Duhet të fillojmë tani”.
(Kosova Sot Online)