Policët e Kosovës bëhen me 250 kamera të trupit e 130 të instaluara në vetura
Falë një projekt i përbashkët ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Policët e Kosovës janë pajisur me 250 kamera të trupit e 130 të instaluara në vetura, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”
E një pjesë e këtyre kamerave të cilat i ka pranuar Policia e Kosovës, do të shpërndahen edhe në veri të vendit. Kështu ka thënë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha.
Me këtë rast u bë edhe nënshkrimi i pranim-dorëzimit të donacionit, e publikimi i një video-sekuence të përdorimit të kamerave nga zyrtarët policorë, si dhe ekspozimi dhe demonstrimi i përdorimit të kamerave të trupit.
(Kosova Sot Online)