Kurti: Sot nisëm zvogëlimin prej 25 për qind të forcave policore në veri

  • A.P /
  • 04 August 2023 - 16:08
Kurti: Sot nisëm zvogëlimin prej 25 për qind të forcave policore në veri

Kryeministrit Albin Kurti e ka bërë edhe në Tëitter, në gjuhën angleze, njoftimin për reduktim të numrit të policëve pranë komunave veriore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Aty Kurti nuk e përmendi luftën hibride që ai beson se po i bëhet shtetit dhe qeverisë së tij.

“Sot nisëm zvogëlimin tjetër prej 25 për qind të forcave policore në dhe përreth tri objekteve komunale në veri, pas një vlerësimi pozitiv të sigurisë nga Policia jonë, Eulex dhe KFOR. Kështu, ne respektojmë marrëveshjen tonë për shtensionim me BE-së dhe ruajtjen e sundimit të ligjit”, ka shkruar Kurti.

Megjithatë, njoftimi i tij për tërheqje edhe të një pjese tjetër të policëve, në Tëitter, ishte i shkurtër, ndryshe prej një postimi për të njëjtën cështje që e publikoi para disa orëve në Facebook.

Aty ai nuk u bëri thirrje qytetarëve që të mos bien pre e dezinformatave dhe një “lufte hibride” që ai dhe kabineti i tij deklarojnë se ekzistojnë.

“Ftojmë qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave të ndryshme, prej atyre që janë pasojë e keqkuptimit, moskuptimit a keqinterpretimit të situatës dhe zhvillimeve e deri tek ato që janë dëshira anti-qeveritare të transmetuara publikisht si lajme faktike. Lufta hibride kundër Republikës së pavarur të Kosovës dhe qeverisë së saj demokratike e progresiste do të dështojë”, shkroi Kurti.

(Kosova Sot Online)