Ra në kontakt me rrymën elektrike, vdes 32-vjeçari në Tiranë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Një 32-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Maknor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(Kosova Sot Online)