Në nder të policit të Kosovës homazhe në Tiranë
Në Tiranë mbrëmjen e sotme (25 shtator) janë mbajtur homazhe në nder të efektivit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra një ditë më parë në veri të vendit teksa ishte ne krye të detyrës, nga sulmet e forcave serbe, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Qytetarë të shumtë, aktivistë të shoqërisë civile të mbuluar me flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe UÇK-së janë bërë bashkë në sheshin “Nënë Tereza”, ku kanë ndezur qirin e kanë vendosur lule, në kujtim të polici të rënë në detyrë.
Efektivi i Policisë së Kosovës që ra në krye të detyrës u shpall “Hero i Kosovës” nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Afrim Bunjaku u përcoll sot për në banesën e fundit në një ceremoni shtetëtore.
(Kosova Sot Online)