Osmani fton Spanjën ta sanksionojë Serbinë

  • E.k /
  • 05 October 2023 - 13:20
Osmani fton Spanjën ta sanksionojë Serbinë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po merr pjesë në samitin e tretë të Komunitetit Politik Europian, i cili këtë është duke u mbajtur në Granada të Spanjës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani tha se Spanja është një vend që kontribuon në paqe dhe stabilitet në gjithë kontinentin europian.

Ajo i bëri thirrje këtij vendi, i cili është më kundërshtuesi i pavarësisë së Kosovës ndër pesë shtetet mosnjohëse të BE-së, që t’i bashkohet vendeve të tjera europiane që ta sanksionojë Serbinë për agresionin ndaj Kosovës.

“Spanja është një vend që kontribuon në paqe dhe stabilitet në gjithë kontinentin europian. Shpresoj që ata ta kuptojnë që përkrahja e agresorit – për të cilën ka evidenca të qarta nga 24 shtatori – nuk do të ndihmojë paqen dhe stabilitetin. Prandaj, shpresoj që Spanja do t’i bashkohet vendeve që janë të një mendjeje për të adoptuar masa ndaj Serbisë për këtë akt të tmerrshëm të kryer jo vetëm ndaj Kosovës, por kundër paqes, stabilitetit dhe sigurisë në gjithë kontinentin e Europës”.

(Kosova Sot Online)