Bogujevci në Këshillin e Evropës: Këto shenja në duar i kam nga regjimi serb
Pjesë e debatit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku u diskutua për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ishte sot nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në kundërpërgjigje të përfaqësueses serbe, Biljanta Pantiq, e cila po në këtë diskutim pretendoi se në Kosovë po ndodh spastrim etnik dhe se tensionet janë ngritur si pasojë e “regjimit të Albin Kurtit”, Bogujevci u çua në këmbë duke treguar shenjat në duar që i ka nga plumbat që kishte marrë nga ushtria serbe si 13-vjeçare..
Bogujevci tregoi për përjetimin e saj, duke theksuar se autorët e sulmit të asaj kohe sot janë pushtetarë në Serbi dhe të njëjtit nuk kanë kërkuar falje asnjëherë.
(Kosova Sot Online)