Vendlindja nuk e harron as gjeneralin shqiptar, të cilit francezët i ngrihen në këmbë

  • 24 January 2016 - 18:52
Vendlindja nuk e harron as gjeneralin shqiptar, të cilit francezët i ngrihen në këmbë

Ambasadori francez: “Më vjen keq që një shqiptar, i cili ka luftuar për çlirimin e popullit tim, unë e takoj të vdekur”

“Nëse Marseja e Francës i ka ngritur përmendore dhe ka emërtuar rrugë me emrin e tij, atëherë si mund ta harrojnë shqiptarët”, thotë mësuesi dhe patrioti Halil Mushica

Pjesa më e madhe e fshatrave në komunën e Gjilanit, tashmë kanë rrugë të emërtuara. Disa emërtime lidhen me personalitete të rëndësishme të atij vendbanimi, disa me emërtime të përgjithshme apo me data të caktuara. Banorët e Stublinës, që kanë prejardhje nga Medvegja, kanë propozuar që një rrugë në fshatin e tyre të quhet “Medvegja e Vogël”, ndërsa një tjetër ‘Veli Dedi’, që ishte një gjeneral shqiptar i kohës. Banorët e parë kishin migruar në Stublinë nga lagja Dediq e Medvegjës, thotë Musa Sabedini. “Nuk harrohet lehtë Medvegja. Emërtimet janë një mënyrë e mirë për të mos e harruar vendlindjen, prej nga të parët ishin shpërngulur dhunshëm”. Veli Dedi i kishte kaluar disa kohë në Stublinë, pak para se të largohej për Shqipëri. Edhe Halil Mushica, aktivist e patriot i shquar, thotë se jo vetëm komuna e Medvegjës, por edhe Kosova Lindore nuk duhet ta harrojë gjeneralin Veli Dedi. “Nëse Marseja e Francës i ka ngritur përmendore dhe ka emërtuar rrugë me emrin e tij, atëherë si mund ta harrojnë shqiptarët”, thotë Mushica. Mushica thotë se Veli Dedin e ka njohur përmes Ali Hadrit. “Ali Hadri, gjatë bisedave të lira, na thoshte se shqiptarët e kanë një gjeneral Veli Dedi për të cilin duhet të kujdesen historianët që mos ta harrojnë. Dhe, këto fjalë të tij kanë ndikuar që unë tani pas kaq vjetësh ta përsëris këtë kujdes të Ali Hadrit dhe t`ua përçoj mesazhin edhe udhëheqësve shqiptarë në Kosovën Lindore dhe të pasardhësve të tij që ndodhen në Stublinë të Gjilanit”, thotë ai. Ai kërkon edhe nga udhëheqja e Medvegjës që ta marrë parasysh emërtimin e ndonjë rruge me emrin ‘Veli Dedi’, ose t`i ngrejë atij ndonjë shtatore.

Image

Dashuria e munguar e prindërve

Stërgjyshërit dhe gjyshërit e Veli Dedit ishin pjesëmarrës të luftërave të shumta, para, gjatë dhe pas Lidhjes së Prizrenit, në rezistencë për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Veli Dedi, në moshën 4-vjeçare mbeti pa baba. Kjo ndikoi që gjatë tërë jetës të ndiente një zbrazëti të madhe në shpirtin e tij, që u përpoq të kompensonte përmes dashurisë ndaj vendlindjes dhe kombit të vet.(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)

 

Image