Ambasada amerikane: SHBA-ja e përkushtuar në mbështetjen e planit 10-vjeçar të tranzicionit të FSK-së

  • 16 November 2023 - 16:42
Ambasada amerikane: SHBA-ja e përkushtuar në mbështetjen e planit 10-vjeçar të tranzicionit të FSK-së

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar se si ushtarët e FSK-së gjatë tetorit kanë pasur mundësi të mësojnë nga një ekip i Forcave të Operacioneve Speciale amerikane, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ambasada amerikane shkruan se SHBA-ja është e përkushtuar në mbështetjen e planit 10-vjeçar të tranzicionit të FSK-së, për ta bërë atë ushtri profesionale.

“Gjatë gjithë tetorit, një ekip nga Forcat e Operacioneve Speciale të SHBA-së udhëzoi partnerët tanë të FSK-së për taktikat, teknikat dhe procedurat bazë të këmbësorisë”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane në Facebook.

“SHBA-ja është e përkushtuar të mbështesë planin 10-vjeçar të tranzicionit të FSK-së për t’u bërë një forcë profesionale, multietnike, ndërmjet NATO-s, mbrojtëse territoriale, subjekt i mbikëqyrjes civile. #BashkëMëTëFortë”, thuhet në postim.

(Kosova Sot Online)