Infermierës Fitore Zenelaj i jepet lamtumira e fundit

  • A.P /
  • 16 November 2023 - 17:00
Infermierës Fitore Zenelaj i jepet lamtumira e fundit

Infermierës Fitore Zenelaj, e cila vdiq para disa ditësh në Francë pas një beteje me kancerin, i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Savrovë të Suharekës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ishte një nga gratë që udhëhoqi përpjekjet për vetëdijesim mbi luftën me sëmundjen e rëndë.

Në shumë raste ajo ka shkruar për betejën, dhe fitoren ndaj kancerit.

(Kosova Sot Online)