Politikani serb: Unë gjithmonë do t’i kërkoj falje popullit shqiptar për krimet e kryera në emër të Serbisë nga kriminelët e Millosheviqit dhe Vuçiqit
Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, përmes një postimi në platformën “X”, ka folur për raportet mes shqiptarëve dhe serbëve, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai thotë se duhet krijuar themele të reja të bashkëpunimit dhe miqësisë, ndërsa i ka kërkuar falje popullit shqiptar për krimet që kriminelët serbë i kanë bërë në Kosovë.
“Shqiptarët dhe serbët kanë një përgjegjësi të madhe. Ne duhet të ndërtojmë themele të reja të bashkëpunimit dhe miqësisë sonë! Unë gjithmonë do t’i kërkoj falje popullit shqiptar për krimet e kryera në emër të Serbisë nga kriminelët e Millosheviqit dhe Vuçiqit”, ka pohuar ai.
Shqiptarët dhe serbët kanë një përgjegjësi të madhe!
— Boban Bogdanović (@GenSecRespond) November 20, 2023
Ne duhet të ndërtojmë themele të reja të bashkëpunimit dhe miqësisë sonë!
Unë gjithmonë do t'i kërkoj falje popullit shqiptar për krimet e kryera në emër të 🇷🇸 nga kriminelët e Millosheviqit dhe @avucic dhe do të kërkoj falje! https://t.co/bAw8u1Pq3D
(Kosova Sot Online)