Një kosovar e një shqiptare në mesin e viktimave në aksidentin në Venecia
Një aksident tragjik me tre të vdekur ka ndodhur në orët e para të së premtes në Portogruaro të Venecias, ku dy nga viktimat janë shqiptarë.
Vetura e drejtuar nga kosovari A.H. i cili mbeti i vdekur, ra në një kanal të Portogruaro. Nga ky aksident humbi jetën edhe shqiptarja E.Gj, 26 vjeçe dhe italianja, G.T, 20-vjeçare, shkruajnë mediat italiane.
Kujtojmë se familja kosovare në aksident trafiku në maj të këtij viti ka humbur edhe djalin tjetër, A.H, 18-vjeçar.
Aksidenti ku vdiq i riu kosovar ka ndodhur në vendin e njëtë me aksidentin ku i kishte vdekur vëllai muaj më parë.
(Kosova Sot Online)