Prishtinë: Utrazëri i barkut do të bëhet në gjashtë Qendra të Mjekësisë Familjare

  • E /
  • 16 December 2023 - 13:16
 Prishtinë: Utrazëri i barkut do të bëhet në gjashtë Qendra të Mjekësisë Familjare

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se në gjashtë Qendrat e Mjekësisë Familjare do të bëhet ultrazëri i barkut nga specialistët e mjekësisë familjare, transmeton "Kosova Sot Online".

Rama ka shkruar se doktorët janë duke u trajnuar, dhe më pas fillojnë me realizimin e ultrazërave të barkut.

Ai tregoi se në këto qendra do të bëhet ultrazëri: në QMF-të në lagjet “Dardania”, “Bregu i Diellit”, “Kodra e Trimave”, “Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare”, QMF në rrugën “Bajram Bahtiri” dhe në Qendrën e Mjekësisë Urgjente.

“Më s’do të keni nevojë të shkoni në Emergjencën e QKUK-së për një ultrazë, këtë do ta bëjmë në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Në gjashtë Qendra të Mjekësisë Familjare në kryeqytet do të bëhet ultrazëri i barkut nga specialistët e mjekësisë familjare”, ka thënë Rama.

(Kosova Sot Online)