Takimi i Lajçak me O’Brien dhe Escobar, "rikonfirmuam bashkëpunimin tonë të shkëlqyer BE-SHBA"
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Washington, ku është takuar me Ndihmës Sekretarin, Jim O’Brien dhe Zëvendës ndihmës Sekretarin dhe emisarin për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përcjell “Kosova Sot Online”.
Lajçak ka thënë se në takim kanë diskutuar për rrugën përpara sa i përket dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe se gjithashtu kanë folur edhe për çështjet rajonale që lidhen me Ballkanin Perëndimor.
“Kam kënaqësinë të takohem me Jim O’Brien dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin Escobar sot në Uashington për të diskutuar rrugën përpara në Dialog dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor. Rikonfirmuam bashkëpunimin tonë të shkëlqyer BE-SHBA”, ka shkruar Lajçak.
A pleasure to meet with @StateEUR Jim O’Brien and Deputy Assistant Secretary Escobar in Washington today to discuss the way ahead in the Dialogue and other regional issues in the Western Balkans. We reconfirmed our excellent 🇪🇺🇺🇸 cooperation. https://t.co/LIYfkYVkjn
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 8, 2024
(Kosova Sot Online)