Tahiri tregon datën më të afërt të zgjedhjeve

  • E.k /
  • 05 June 2024 - 08:00
 Tahiri tregon datën më të afërt të zgjedhjeve

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se zgjedhjet e rregullta nacionale mund të mbahen më 12 janar ose më së largu me datën 16 shkurt të vitit të ardhshëm, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Zgjedhjet munden me u mbajt më 12 janar të vitit të ardhshëm dhe më së largu me 16 shkurt”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se nga muaji gusht i këtij vitit Presidentja Osmani duhet t’i fillojë konsultimet me partitë politike lidhur me caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve.

(Kosova Sot Online)