Digjen dy banesa pasi shpërthen bombola e gazit

  • A.P /
  • 16 June 2024 - 13:18
Digjen dy banesa pasi shpërthen bombola e gazit

Një zjarr këtë mëngjes ka përfshirë dy banesa në lagjen nr.1 të qytetit të Kukësit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zjarri është përhapur sipas dëshmitarëve nga rrjedhja e gazit në njërën prej banesave, pikërishtë asaj të katit të tretë e më pas ka përfshirë edhe banesën e katit të katërt.

Gazetari i Syri Tv Bekim Lekica njofton se, forcat e zjarrëfikses kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin.

Ndërkohë zjarri i rënë fatmirësisht nuk ka shënuar të lënduar por vetëm dëme të shumta materiale.

(Kosova Sot Online)