Ky shtet i kërkon NATO-s të ‘ndalojë së hedhuri fajin’

  • A.P /
  • 18 June 2024 - 22:21
Ky shtet i kërkon NATO-s të ‘ndalojë së hedhuri fajin’

Kina i ka kërkuar NATO-s që të “ndalojë së hedhuri fajin” për luftën në Ukrainë, pasi shefi i aleancës ushtarake perëndimore akuzoi Pekinin për përkeqësim të konfliktit përmes mbështetjes së Rusisë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëri thirrje të hënën që Kina të përballet me pasojat për atë që zyrtarët amerikanë e kanë quajtur një shtytje e madhe eksporti për të rindërtuar industrinë e mbrojtjes së Rusisë.

Ministrat e Jashtëm të G7 kanë shprehur “shqetësim të fortë” për transferimet e materialeve me përdorim të dyfishtë dhe komponentëve të armëve nga bizneset kineze në Rusi që përdoren nga Moska për zgjerimin e saj ushtarak, shkruan The Guardian.

Të martën, Pekini u kundërpërgjigj, duke thënë se NATO “duhet të angazhohet në vetëreflektim në vend të shpifjeve dhe sulmeve arbitrare ndaj Kinës”.

“Ne këshillojmë (NATO-n) të ndalojë së hedhuri fajin dhe mbjelljen e mosmarrëveshjeve, të mos i shtojë benzinë ​​zjarrit dhe të nxisë konfrontim, por të bëjë diçka praktike për zgjidhjen politike të krizës”, u tha gazetarëve zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Lin Jian.

Brenda vendit të tij, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka cilësuar pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Moska – të cilin ai e përshkruan si një operacion ushtarak special – si një lëvizje mbrojtëse kundër një NATO në zgjerim.


(Kosova Sot Online)