Detaje nga takimi i Bislimit me emisarin Miroslav Lajçak

  • A.P /
  • 18 June 2024 - 22:30
Detaje nga takimi i Bislimit me emisarin Miroslav Lajçak

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim të martën në emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Siç ka njoftuar ZKM-ja, përgjatë takimit u bisedua mbi rrugën përpara në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit.

Bislimi ka thënë se Kosova mbetet palë konstruktive në dialog, e përkushtuar në normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe njohjen reciproke.

“Ai nënvizoi rëndësinë e nënshkrimit si dhe zbatimit në plotni të marrëveshjeve, përmes një plani të sekuencimit të balancuar, të barabartë dhe të drejtë për palët”, ka vazhduar njoftimin ZKM-ja.

“Gjithashtu shtoi se Serbia në vazhdimësi e ka shkelur marrëveshjen në shumicën e neneve të saj, veçanërisht nenin 4 të saj kur ka votuar e lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, e po ashtu dhe përmes letrës së ish-kryeministres Brnabiq në dhjetorin e kaluar”, thuhet në njoftim.

Çfarë ka deklaruar Lajçak?

I dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tha se për t’i përfituar milionat Kosova u diskutua se si të arrihetr marrëveshja pozitive.

“Siç e dini është një insturmet financiar që Bashkimi Evropian i ofron miliona euro për partnerët e Ballkanit Perëndimor,  për Kosovën dhe Serbinë kanë parakusht dialogun dhe unë jam përgjegjës për vlerësimin. Kjo ishte edhe ajo që diskutuam si të arrijmë marrëveshjen pozitive”, tha Lajçak para gazetarëve.

(Kosova Sot Online)