Osmani: Leotrimi ishte një nga 1,133 fëmijët e vrarë nga forcat serbe

  • A.P /
  • 18 June 2024 - 22:45
Osmani: Leotrimi ishte një nga 1,133 fëmijët e vrarë nga forcat serbe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar në platformën X”, për shtatoren e ngritur për Leotrim Ahmetin në Skenderaj, 7-vjeçari që u vra nga forcat serbe në vitin 1998, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Osmani ka thënë se ai është një nga 1,133 fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë.

“Leotrim Ahmeti ishte vetëm shtatë vjeç kur u vra nga forcat e Millosheviqit në vitin 1998. Ai është një nga 1133 fëmijët e pafajshëm të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Sot për nder të tij në Skenderaj është ngritur shtatorja. Ne qëndrojmë me familjen e tij – dhe çdo familje të plagosur nga humbja e fëmijëve të tyre të çmuar. Jetët e tyre ishin çmimi i lartë i lirisë sonë”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)