
Podujevë: Tentim vrasje, arrestohen dy të dyshuar

Një tentim vrasje ka ndodhur dje në fshatin Potok në Podujevë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar.
I njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Njoftimi i Policisë:
VRASJE NË TENTATIVË
Fsh. Potok, Podujevë 04.07.2024-17:42. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Si pasojë, i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, kanë konfiskuar armën e zjarrit që është përdorur në rast AK-47 me një karikator dhe 9 fishekë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)