Ky detaj konfirmon se personi i vrarë në Serbi është Faton Hajrizi

  • A.P /
  • 08 August 2024 - 17:36
Ky detaj konfirmon se personi i vrarë në Serbi është Faton Hajrizi

Avokati kosovar, Arianit Koci, ka thënë se personalisht e ka parë kufomën dhe ka konfirmuar që është trupi i Faton Harjizit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Po e konfirmoj, e pash trupin e pajetë. Mbetet tash edhe ekspertët tanë me e konfirmu”, ka thënë Koci.

Avokati Koci ka thënë se tashmë është duke u marrë me përfundimin e procedurave për tërheqjen e kufomës nga morgu në Serbi dhe për sjelljen e trupit në Kosovë.

“Jam në procesin e përfundimit të procedurave për tërheqjen e kufomës”, ka thënë Koci.

(Kosova Sot Online)