Meta lajmërohet nga Prevalla: Po digjet pylli më i bukur

  • A.P /
  • 11 August 2024 - 17:35
Meta lajmërohet nga Prevalla: Po digjet pylli më i bukur

Ilir Meta ka publikuar një video nga Prevalla, ku po qëndron, siç tha, për arsye shëndetësore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Prej ditësh po digjet pylli më i bukur”, tha ai në videon e publikuar në Facebook. “Masive të tëra me pisha 50 vjeçare, 100 vjeçare janë duke u djegur”.

Meta kërkoi reagim të shpejtë para se “zjarri t’u afrohet banesave”.

“Trishtim i madh këtu në Prevallë, ku prej ditësh po digjet pylli më i bukur dhe më kurativ, për të gjithë ata që kanë probleme me shëndetin dhe vijnë këtu sidomos për arsye shëndetësore! Kërkohet një reagim i shpejtë dhe jo kur zjarri t’u afrohet banesave!”, shkroi Meta.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi tha sot se Policia po u vihet në ndihmë zjarrfikësve dhe shërbimeve emergjente në përpjekjen për shuarjen e zjarrit.


(Kosova Sot Online)