Një grua kosovare vdiq pasi u godit nga rrufeja

  • A.P /
  • 18 August 2024 - 14:46
Një grua kosovare vdiq pasi u godit nga rrufeja

Raportohet se ka vdekur një grua nga Ferizaj, si pasojë e goditjes nga rrufeja në Prevallë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi tha se 64-vjeçarja vdiq në emergjencën e spitalit në këtë komunë.

“Viktima femër e moshës 64-vjeçare nga Ferizaji ka ndërruar jetë në emergjencë në Spitalit Rajonal të Prizrenit”, tha Bytyqi.

(Kosova Sot Online)