Kanosi me jetë bashkëshorten dhe vjehrrin e tij, arrestohet i dyshuari nga Shtërpca
Një burrë kosovar është arrestuar në Shtërpcë pas akuzave për kërcënime ndaj anëtarëve të familjes së tij, përcjell “Kosova Sot Online”.
Viktima, një burrë kosovar, ka njoftuar se më 20 gusht 2024 është kanosur përmes telefonit nga dhëndri i tij.
I dyshuari po ashtu ka kërcënuar me jetë edhe bashkëshorten e tij.
“Shtërpcë / 28.08.2024 – 13:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se më datë 20.08.2024 është kanosur përmes telefonit nga dhëndëri i tij i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari ka kanosur me jetë edhe bashkëshorten e tij femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)