Arrestohet një person në Prishtinë
Është arrestuar një person dje në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, të cilit i ka shkaktuar lëndime.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Prishtinë 15.09.2024-03:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar i cili ishte shoqëruar në stacionin policor lidhur me një rast dhe ka sulmuar fizikisht duke e goditur viktimën-zyrtarin policor, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
(Kosova Sot Online)