Vuçiq: Po shkoj në Mal të Zi për ta ‘mbrojtur’ Serbinë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të jetë sot në Mal të Zi, më saktë në Tivat, në Samitin Brdo-Brioni në samitin e Procesit Brdo-Brioni, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai në Hamburg deklaroi se Mali i Zi do të marrë përgjigjen që meriton prej tij.
Ai tha se sheh se Serbia është sërish tema kryesore e të gjitha sulmeve në Mal të Zi sepse “nuk dinë të bëjnë koalicion, ndaj disa mendojnë se mund të sigurojnë bukën e gojës mbi vendin tonë”, tha Vuçiq duke tentuar mbrojtjen e Serbisë.
“Unë shoh se Serbia është tema kryesore e të gjitha sulmeve në Mal të Zi, sërish fajin e ka Serbia dhe pak a shumë unë, por kjo është e zakonshme. Disa që mendojnë se mund të jetojnë mbi Serbinë çdo ditë, do të marrin përgjigjen që meritojnë… aty për aty. Nuk do ta bëja nga këtu, nga Hamburgu do ta bëj pikërisht aty ku më së paku e prisnin, ku mendonin se kisha frikë prej tyre dhe se nuk do të më lejonin të vija. Do të vij dhe do t’u tregoj gjithçka që mendoj”, tha Vuçiq.
(Kosova Sot Online)