
Zelensky ka mbërritur në Dubrovnik

Në Dubrovnik sot pasdite mbahet samiti Ukrainë – Evropë Juglindore. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar në rrjetin X se ka mbërritur në Kroaci, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Kam mbërritur në Kroaci për t’u takuar me kryeministrin Andrej Plenkoviç dhe përfaqësues të vendeve të tjera nga rajoni dhe për të marrë pjesë në samitin e tretë Ukrainë-Evropë Juglindore. Me kryeministrin Plenkoviç do të diskutojmë bashkëpunimin e mëtejshëm të mbrojtjes, rehabilitimin e ushtarëve tanë të plagosur në front dhe rimëkëmbjen e Ukrainës”, tha Zelensky.
(Kosova Sot Online)