Musaefendiq: Rusia po përdor disa vende për t’i përkeqësuar gjërat

  • A.P /
  • 14 October 2024 - 09:00
Musaefendiq: Rusia po përdor disa vende për t’i përkeqësuar gjërat

Rusia po përdor vendet e Ballkanit Perëndimor për propagandë në një lojë më të madhe dhe është aty për t’i përkeqësuar gjërat për përfitimin e vet, thotë kryetari i Task Forcës për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm, Alen Musaefendiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, kjo është strategjia e Rusisë të cilën po mundohen ta luftojnë. Ai shton se ndikimi kinez është më delikat për t’u analizuar meqë Kina dëshiron të përcjellë imazhin e një partneri ekonomik që kontribuon në zhvillimin ekonomik, duke bërë që të mos kuptohet hapur dezinformimi i saj.

(Kosova Sot Online)