Zbardhen detaje për vetaksidentin me vdekje në Vërmicë
Një vetksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” ku ka vdekur një person, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se shoferi i motoçikletës e ka humbur kontrollin dhe ka shkaktuar aksident.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Autostrada Ibrahim Rugova Km 3 Prizren Jug – Vërmicë / 13.10.2024 – 14:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar motoçikletën kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka shkaktuar vet aksident me pasoja fatale, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Përveç njësive relevante policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”
Dje u raportuar se viktima është Andi Murati nga Peja.
(Kosova Sot Online)