Studentët paralajmërojnë debat me Albin Kurtin
Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Universitetit të St. Gallenit, më 31 tetor organizon një mbrëmje debati publik me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se kemi nderin të mirëpresim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në Universitetin e St. Gallenit. Veprimtaria e titulluar “Investimi në të ardhmen e Kosovës: Roli i politikës dhe ekonomisë në formësimin e mundësive dhe tejkalimin e sfidave për gjeneratën e ardhshme”, do të mbahet në Sheshin më 31 tetor në orën 19:00. (dyert hapen në orën 18.00), thuhet në njoftim.
Debati do të moderohet nga Prof. Dr. Christoph Frei, profesor i njohur i Shkencave Politike me ekspertizë në Çështjet Ndërkombëtare.
Të interesuarit luten të regjistrohun duke përdorur lidhjen më poshtë ose të skanojnë kodin QR në sllajde. Ngjarja do të mbahet në gjuhën angleze dhe është e hapur për të gjithë.
(Kosova Sot Online)