Arrestohet serbi pasi e kaloi ilegalisht kufirin

  • A.P /
  • 29 October 2024 - 09:39
Arrestohet serbi pasi e kaloi ilegalisht kufirin

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Novosellë, pasi që e kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Nga policia, rasti është cilësuar si “kalim ilegal i kufirit”.

(Kosova Sot Online)