Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë që i humbin vendet e tyre të punës

  • A.P /
  • 21 November 2024 - 11:50
Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë që i humbin vendet e tyre të punës

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Me reforma që forcojnë barazinë dhe përmirësojnë standardin jetësor, ne do t’i përgjigjemi kërkesave të tregut dhe përmes Fondit të Papunësisë do të ofrojmë mbështetje edhe për punëtorët që i humbin vendet e tyre të punës. Me mua kryeministër, asnjë qytetar, asnjë punëtor, në asnjë rrethanë, nuk do të lihet i vetmuar në përballje me problemet e përditshme të jetesës dhe nuk do të ndjehet i braktisur nga shteti i tij”, ka shkruar Hamza.

Krijimi i Fondit të Papunësisë do të ofrojë përfitime për një periudhë të caktuar, duke ndihmuar qytetarët t’i përballojnë nevojat e përditshme të jetesës në rast humbjeje të punës. Ky fond do të ofrojë edhe mundësi për zhvillim të shkathtësive për të papunët, për t’iu lehtësuar rikthimin në tregun e punës.

Ky është postimi i tij i plotë:

Çdo prodhues, çdo ndërmarrës, çdokush që krijon vende pune në Kosovë, qeverinë time do ta ketë partnere. Ne do të punojmë pareshtur në krijimin e mundësive për familjet, fuqizimin e bizneseve dhe përmirësimin e kushteve dhe pagave për secilin punëtor. Këtë ua thash edhe punëtorëve në OM Group në Ferizaj. Me reforma që forcojnë barazinë dhe përmirësojnë standardin jetësor, ne do t’i përgjigjemi kërkesave të tregut dhe përmes Fondit të Papunësisë do të ofrojmë mbështetje edhe për punëtorët që i humbin vendet e tyre të punës. Me mua kryeministër, asnjë qytetar, asnjë punëtor, në asnjë rrethanë, nuk do të lihet i vetmuar në përballje me problemet e përditshme të jetesës dhe nuk do të ndjehet i braktisur nga shteti i tij.

#MaMirë për punëtorët. #MaMirë për ekonominë. #MaMirë për Kosovën.

(Kosova Sot Online)