Gërvalla ngatërron stërnipin e heroit Isa Boletini me kryetarin e komunës së Zveçanit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë një gafë, këtë herë gjatë një vizite në kompleksin "Isa Boletini" në Mitrovicë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gjatë takimit, Gërvalla ngatërroi stërnipin e heroit kombëtar, Isa Boletini, Gazmend Boletinin, me kryetarin e komunës së Zveçanit, Ilir Peci.
Ajo e përshëndeti Boletinin duke e quajtur "kryetar", ndërsa ai e korrigjoi menjëherë, duke i shpjeguar se ai ishte stërnipi i Isa Boletinit dhe se kryetari Ilir Peci ndodhej brenda kompleksit.
Ky moment u bë i njohur në media dhe rrjete sociale, duke shkaktuar reagime dhe komente.
Disa dëshmitarë të ngjarjes kanë vënë re se ministri Xhelal Sveçla, i pranishëm në takim, kishte vështirësi të mbante të qeshurën pas gafës së Gërvallës.
(Kosova Sot Online)