Pasi vetura ra në humnerë vdiq një grua në një aksident në magjistralen Kaçanik-Hani Elezit
Një grua ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Kaçanik – Hani Elezit. Sipas Policisë, në rrethana të pasqaruara, ajo ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë jashtë rrugës duke rënë në humnerë disa metra, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli ka thënë se rasti po hetohet nga Njësia për Hetimin e Aksidenteve.
“Ju njoftojmë se me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani Elezit, tek vendi i quajtur “Kulla me qeshmë” , ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, ku është përfshirë një veturë. Ekipe të policisë, zjarrëfikësit dhe ambulanca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se një veturë Nissan, derisa ka qarkulluar në magjistralen Kaçanik – Hani Elezit, në rrethana ende të pasqaruara ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë jashtë rrugës, duke rënë në humnerë disa metra. Si pasojë e këtij aksidenti një person e gjinisë femër, e moshës madhore ka humbur jetën, vdekja e së cilës është konstatuar nga mjekët në vendin e ngjarjes “, ka deklaruar Veseli.
(Kosova Sot Online)