Hacker: Sulmi në Kosovë, ngjan me veprimet ruse në Ukrainë

  • A.P /
  • 03 December 2024 - 07:35
Hacker: Sulmi në Kosovë, ngjan me veprimet ruse në Ukrainë

Deputeti i Gjermanisë, Thomas Hacker, ka komentuar sulmin terrorist në Zubin Potok të Kosovës, duke e krahasuar atë me strategjinë ruse në Ukrainë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka kërkuar një hetim të plotë për atë që ndodhi në kanalin e Ibër Lepencit, duke e cilësuar atë si një akt tinëzar që duhet të zbardhet plotësisht.“Sulmi terrorist ndaj infrastrukturës kritike në Kosovë ngjan me veprimet ruse në Ukrainë. Ky sulm tinëzar kërkon një hetim të plotë,” ka shkruar Hacker, në platformën “X”.

Ky shpërthim ndodhi më 29 nëntor, derisa deri tani policia ka arrestuar 10 perosna, kurse njërit veeç i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

(Kosova Sot Online)