Gjendet i vdekur një person në Drenas
Policia ka nisur hetimet lidhur me një rast vdekje që ka ndodhur dje në Drenas, ku një burrë është gjetur i vdekur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Me vendim të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion.
“HETIM I VDEKJESGllogoc 02.12.2024 – 14:50. Raportohet se është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)