Dështon gjykimi ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve
Për shkak të mungesës së të akuzuarit Sheremet Jashari, të premten në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka dështuar të mbahet gjykimi, ku bashkë me Jasharin për krim të organizuar dhe vepra tjera penale po akuzohen Sami Lushtaku, Rrustem Rukolli, Rexhep Gjota, Fatmir Mjaku, Ismet Haxha dhe Skender Tahiri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Gjykatësi Valon Kurtaj, bëri të ditur se ndaj të akuzuarit Jashari, Gjykata do të lëshojë urdhëresë për sjellje me detyrim në seancën e ardhshme.
(Kosova Sot Online)