E trishtë: Humb jetën një fëmijë në QKUK, dyshohet se iu dha gabimisht medikamenti
Rastet kur mjekët akuzohen nga familjarët për humbjen e më të dashurve të tyre nuk janë të shpeshta. Megjithatë, ka raste kur ata janë denoncuar nga fmiljarët në Polici dhe janë hetuar, nën dyshimet për mostrajtim të duhur apo edhe dhënies gabimisht të ndonjë medikamenti që ka mundur të çojë në fatalitet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
E një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në QKUK, ku një fëmijë ka humbur jetën në rrethana të dyshimta.
Sipas raportimeve si shkak i vdekjes së fëmijës ka ardhur pasi atij iu është dhënë gabimisht medikamenti.
Medikamenti i llojit të “shurupit” mësohet se iu është dhënë nga një mjek në Gjakovë.
(Kosova Sot Online)