SHSKUK del me sqarim pasi vdiq një fëmijë 1 vjeç

  • A.P /
  • 21 December 2024 - 17:00
SHSKUK del me sqarim pasi vdiq një fëmijë 1 vjeç

Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës kanë dalë me një sqarim për raportimet se ka vdekur një fëmijë i moshës 1 vjeç. SHSKUK në bazë të informacioneve të marra nga Spitali i Gjakovës dhe Klinika Infektive në QKUK sqaron së fëmija ishte dërguar fillimisht në Gjakovë në gjendje shumë të rënduar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

SHSUK tregon se menjëherë pasi fëmija ka marrë trajtim në Spitalin e Gjakovës, ai është nisur për trajtim në QKUK si rast emergjent.

Sipas raportit të Klinikës Infektive, SHSKUK njofton se fëmiu me autoambulancë është sjell në ora 22:50 në Klinikën Infektive, me gjendje shumë të rënduar, me diagnozë sepsis meningococica (infeksion i rëndë që kishte përfshirë krejt sipërfaqen trupore).

“Nga mjekët kujdestar fëmiut menjëherë i ofrohet gjithë kujdesi i nevojshëm mjekësor dhe dërgohet në Repart për reagim të shpejtë, pa humbur kohë me procedura administrative në pranim.Fëmiu vendoset në oksigjeno-terapi, bazuar në protokollet mjekësore.Përkundër masave reanimatore, gjendja e fëmiut vazhdimisht rëndohej edhe me rënie parametrave vital, ku në ora 23:40 përkundër kujdesit të vazhdueshëm, fëmiu vdes”, njofton SHSKUK.

(Kosova Sot Online)