KQZ miratoi rekomandimin për de-certifikimin e një kandidati

  • A.P /
  • 04 January 2025 - 13:23
KQZ miratoi rekomandimin për de-certifikimin e një kandidati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në mbledhjen e saj të radhës ka miratuar rekomandimin e PZAP-së për de-certifikimin e kandidatit të subjektit politik të certifikuar Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar, Akim Elezi, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në rend dite ka edhe pikën tjetër të rendit: Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për mospërfshirjen e 915 votuesve pas verifikimit me Departamentin e Pensioneve dhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës.

(Kosova Sot Online)