Albin Kurti: Veç kush s’i do fëmijët e familjen e vet nuk voton për Vetëvendosjen

  • A.P /
  • 03 February 2025 - 13:47
Albin Kurti:  Veç kush s’i do fëmijët e familjen e vet nuk voton për Vetëvendosjen

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka bërë një deklaratë skajshmërisht kontroverse gjatë një tubimi elektoral në Lipjan, duke thënë se vetëm ata që nuk i duan familjet dhe fëmijët e tyre “mund të mos votojnë për Vetëvendosjen”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Veç ata që s’i duan familjet e veta e fëmijët e vet, ata mujnë mos me votu për Vetëvendosjen e me votu për vete. Por nëse i dojnë familjet e fëmijët, prindërit e vet ata duhet me votu për Vetëvendosjen. Se veç na kemi program për këto kategori shoqërore.” – tha ai.

Ditë më parë, Kurti nxiti reagime të ashpra kur u bëri thirre prindërve që ai t’ua rrisë fëmijët, teksa e pranoi se i pëlqen ta quajnë “Albin baba”


(Kosova Sot Online)