
Hoti: Ky vit nisi me fatura të rritura të tatimit në pronë

Avdullah Hoti i LDK-së tha se viti 2025 nisi me fatura të rritura të tatimit në pronë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka publikuar dy fatura të tatimit në pronë të vitit 2025 dhe atij 2021 për të treguar ndryshimin në këto vjet të rritjes së tatimit.
Hoti tha se rritja krahasuar më 2021-ën është 60% më e lartë sesa sivjet.
“Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë. Në një rast konkret, fatura është 60% më e lartë krahasuar me vitin 2021. Pasojat e qeverisjes së mbrapshtë 4-vjeçare po i vuajnë qytetarët me rritje të tatimit në pronë, me shtrenjtim të energjisë elektrike dhe të shportës së konsumit të përditshëm”
.(Kosova Sot Online)