Pse ju nevojitet nafta motorëve?

  • 14 February 2018 - 13:30
Pse ju nevojitet nafta motorëve?

Nafta ndihmon që pjesët e brendshme të një motori të mos fërkohen mes vete aq shumë sa të nxehen së tepërmi. Ju mund ta përjetoni edhe vetë dhe ta shihni se si fërkimi krijon nxehtësi. Provojeni këtë: fërkoni duart e juaja mes vete për disa sekonda. A ju duken më të ngrohta ato tani? Kur një motor është i ndezur shumë pjesë metalike fërkohen mes vete dhe nxehen shumë më shumë se duart e juaja, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Nxehtësia mund t’i bëjë këto pjesë të zgjerohen, të ndryshojnë formë dhe të zvogëlohen. Nëse vazhdojnë të nxehen këto pjesë nuk do të jenë në gjendje të lëvizin dhe motori do të ndalojë. Për shkak se nafta është e rrëshqitshme, ajo i lejon pjesët e motorit që të lëvizin më lehtësisht kundër njëra-tjetrës pa krijuar shumë nxehtësi. Mund të testoni veten sa herë që pastroni duart. Kur duart i keni të lagura dhe të fërkuara me sapun, ju mund t’i fërkoni ato mes vete lehtësisht. Ka më pak fërkim mes tyre për shkak të sapunit të rrëshqitshëm. Duart e juaja pastrohen por nuk ngrohen, vetëm nëse u hidhni ujë të ngrohtë!

(Kosova Sot)