Pse i mbyllim sytë kur teshtijmë?

  • 14 March 2018 - 11:43
Pse i mbyllim sytë kur teshtijmë?

Teshtitja është shumë më e rrezikshme sesa që duket në shikim të parë. Një person i ftohur ose me grip nxjerrë deri në 5000 pikla mukoze me një teshtirë, të cilat më pastaj qëndrojnë në ajër deri në dhjetë minuta. Si duket, trupi ynë nuk e ka problem t'i nxjerrë këto mukoza në ambient e jashtëm, megjithatë nuk ka dëshirë ta shikojë këtë proces, transmeton gazeta Kosova Sot.

Kjo pasi që kur teshtijmë ne i mbyllim sytë në mënyrë të pavullnetshme. Mirëpo, pse ndodh një gjë e tillë dhe a mund të teshtijmë me sy të hapur? Shkencëtarët thonë që gjatë teshtitjes aktivizohen edhe muskujt e qepallave të syve, që mbyllen automatikisht në momentin kur ne nxjerrim jashtë mukozën e dëmshme. E, përkundër faktit që shkenca ende nuk ka ndonjë shpjegim pse i mbyllim sytë sa herë që teshtijmë, një gjë është e sigurt: do të ishte shumë e rrezikshme sikur sytë tanë të qëndronin të hapur kur nga goja të dilnin gjithë ato baktere të rrezikshme.

(Kosova Sot)