Pse nuk mund ta shohim erën? - OK KIDS - Kosova Sot
Pse nuk mund ta shohim erën?

Pse nuk mund ta shohim erën?

Ndoshta për shkak se mund ta ndjejmë atë. Por, pse nuk e shohim?

Përgjigjja është aq e thjeshtë, sa nuk duket aq argëtuese. Ne nuk mund ta shohim as ajrin që gjendet përreth nesh. E era nuk është asgjë tjetër, përpos ajër që lëviz. Për këtë shkak, edhe nuk e shohim atë.

Ndoshta do të thoshit nëse nuk e shohim ajrin, si ta dimë se ai ekziston me të vërtetë? E dimë për shkak se e ndiejmë rrymimin e tij. Sikur të mos kishte ajër, nuk do të mund të fluturonin zogjtë dhe avionët, e as ne nuk do të mund të merrnim frymë. 

(Kosova Sot)

8 orë e 9 minuta më parë
11/12/18