Rrezik! Kafshët helmuese

  • 15 May 2018 - 14:53
Rrezik! Kafshët helmuese

Cili është dallimi në mesin e kafshëve helmuese?

Kafshët helmuese përmbajnë toksinë (helm) në pjesë të trupit të tyre, sikurse lëkura, organet, apo kthimi në formë horizontale. Prekja apo ngrënia e këtyre kafshëve shkakton sëmundje, dhimbje, apo vdekjen. Por, këto kafshë nuk bëjnë gjithçka për të shpërndarë helmin e tyre.

Kafshët e tjera helmuese  përdorin trupin e  tyre për shpërndarjen e helmeve. Ato përdorin pjesë, si dhëmbët, goditjet e forta dhe nofullat për të helmuar të tjerët.

Disa prej llojeve të kafshëve helmuese

Insekti vrasës, i cili pret momentin e duhur për të sulmuar insektet e tjera. Së pari ata therin prenë e tyre me një gyp të ngjashëm me sqepin (të quajtur proboskis). Helmi që rrjedh nga aty trupin e insektit e shndërron në një lëng që më pas thithet nga insekti vrasës.

Merimangat ‘Black widow’  janë të pajisura me një helm i cili për 15 herë është më i fortë se helmi që përmban gjarpri me zile. Ato gjinden në temperatura dhe klima të ngrohta dhe jetojnë në hapësira të errëta, siç janë gypat kullues dhe gurët.  Kafshimi i tyre në raste shumë të rralla vret njerëzit. Pse ne i thërrasim ‘black widow’ (vejusha e zezë)? Sepse pas shumëzimit, femra ha mashkullin më të vogël!

Oktapodi i kaltër i rrumbullakët, lloji më vdekjeprurës në mesin e oktapodëve, përdor duart e tij për të kapur prenë e tij. Më pas ai kafshon viktimën, duke futur brenda tij helmin që është aq i fortë, saqë mund të vrasë një njeri.

Po ashtu emri i tij do të thotë "100 këmbë" shumëkëmbëshi i zakonshëm është rreth 5 centimetra dhe posedon vetëm 15 këmbë. Shumëkëmbëshi ushqehet me insekte, krimba, merimanga, dhe disa kafshë të imëta. Ata lëvizin shumë shpejt, që u mundëson sa më shpejt të kapin dhe të vrasin prenë e tyre. Kafshimi i tyre për njerëzit mund të jetë i dhimbshëm,  nganjëherë edhe vdekjeprurës.

Gjarpri më i madh, ‘Mbreti Kobra’, përdor dhëmbët e tij për të injektuar prenë e tij me toksinë (helm), helm ky që është aq i fortë, sa mund ta vrasë një elefant. Korba kryesisht ushqehet me zvarranikë dhe me gjarpërinj të tjerë.

Dragoi Komodo - gojën e ka të stërmbushur me plot baktere.  Pasi që kafshon prenë e tij, viktima sëmuret dhe dalëngadalë vdes nga gjaku i helmuar. Më pas ai kthehet aty dhe ha prenë.

Zogjtë ‘Pitohui’ nga  Papua Nju Guinea janë zogjtë e vetëm  të llojeve helmuese. Puplat dhe lëkura e tyre përmbajnë një helm të fuqishëm që mund të jetë i rrezikshëm edhe për njerëzit, jo vetëm për prenë e tyre. Kur një nënë e këtij lloji të zogjve ulet mbi vezët e saj, lëshon helmin në të gjitha anët, për të mbrojtur veten dhe vezët e tyre.

Bretkosa e errët helmuese

Këto bretkosa përdorin helmin, të cilin e prodhojnë dhe e shfrytëzojnë që grabitqarët ta nuhasin shumë larg dhe të mos u afrohen. Një hedhje e vetme mund të vrasë një kafshë, e cila injoron paralajmërimin. Edhe njerëzit mund të sëmuren, nëse prekin lëkurën e llojit të ngjashëm të bretkosave.

Lëkura, mëlçia dhe vezët e peshkut ‘puffer’ (peshkut të rrumbullakët) përmbajnë helme vdekjeprurëse. Disa shkencëtarë dhe mjekë në Japoni janë të trajnuar, në atë mënyrë, saqë mund të përgatisin një ilaç special nga ky lloj i peshkut. Zakonisht çdo vit vdes nga një njeri, pasi rastësisht kishte konsumuar një sasi të vogël të këtij helmi.

Akrepat kanë tetë këmbë dhe kanë një skelet shumë të fortë, sikurse merimangat apo rriqrat. Ata jetojnë pothuajse në çdo lloj vendbanimi, përfshirë shkretëtirat, pyjet e shirave, male, shpella, brigje të detit...etj. Ata janë shumë të rrezikshëm, ngase posedojnë helmin vdekjeprurës. Ekzistojnë 25 specie të akrepave, ku secili prej tyre është i aftë të vrasë një person me helmin që posedon.

Anemonë deti

 

Anemonat e detit duken si lule të bukura, por në të vërtetë janë kafshë grabitqare.  Kanë disa armiq dhe jetojnë për një kohë më të gjatë, në bazë të kujdesit që tregojnë. 

(Kosova Sot)