Ku e bëjnë jashtëqitjen insektet?

  • 13 June 2018 - 09:13
Ku e bëjnë jashtëqitjen insektet?

Çdo krijesë ka nevojë për jashtëqitje, pasi që një gjë e tillë është fakt jetësor. Mirëpo, ndonëse është shumë e lehtë për neve që t'i vërejmë gjitarët teksa e bëjnë jashtëqitjen, është shumë e vështirë që t'i shohim insektet duke e çliruar veten, transemton gazeta Kosova Sot.

Buburrecat e zinj i kanë zonat e tyre të tualetit, të cilët i krijojnë me mbledhjen e copëzave të vogla të gjësendeve, për bartjen e të cilave njihen mirë. Bletët e mjaltit janë shumë të sjellshme, pasi që, ato nuk e lëshojnë jashtëqitjen e tyre kudo. Në fakt, për ta kryer këtë proces fiziologjik, bletët dalin për një 'shëtitje pastrimi', shëtitje kjo që bëhet vetëm gjatë stinës së verës. Ndërsa, për dallim nga bletët e mjaltit, bletët pa thumb jashtëqitjen e tyre e kryejnë afër hojeve, pasi që një grup prej këtyre bletëve janë të specializuar për largimin e jashtëqitjes nga afërsia e hojeve. 

(Kosova Sot)