Kur të humbasim peshë, ku mbetet yndyra? - OK KIDS - Kosova Sot
Kur të humbasim peshë, ku mbetet yndyra?

Kur të humbasim peshë, ku mbetet yndyra?

Përkundër faktit që reklamat e ndryshme të dietave dhe pilulave për heqjen e kilogramëve të tepërt nuk ndalojnë se premtuari që nëpërmjet produkteve të tyre ne do ta 'djegim yndyrën', e vërteta është që trupat tanë nuk e konvertojnë yndyrën në energji. Kjo gjë do ta shkelte ligjin e Konservimit të Masës, raporton Gazeta Kosova Sot

Kur humbasim peshë, ne thjesht humbasim atome, të cilët nuk mund të konvertohen në energji. Ndonëse një gjë e tillë ka qenë e njohur për shkencëtarët, në vitin 2013, fizikani australian, Ruben Meerman, kishte vendosur t'i matë përbërësit që e lëshonin trupin gjatë procesit të humbjes së peshës.

Si rezultat ai ka ardhur në përfundim që për çdo 10 kilogramë yndyrë që i humbasim, 8.4 kilogramë nxirren në formë të dyoksidit të karbonit ndërsa pjesa e mbetur prej 1.6 kilogramësh konvertohet në ujë, që më pas nxirret jashtë në formë të lotëve, djersëve, urinës etj. Pra, yndyra që ne djegim shkon në ajër.

(Kosova Sot)

20 orë e 22 minuta më parë
19/12/18