Cili është vendi më i pasur me naftë?

  • 06 December 2018 - 09:08
Cili është vendi më i pasur me naftë?

Emiratet e Bashkuara Arabe lat. Emiratus Arabi Uniti - është shtet federal që ndodhet në skajin më lindor të Gadishullit Arabik në Gjirin Persik, që kufizohet në lindje nga Omani dhe në jug nga Arabia Saudite si dhe ndan kufij detarë me Katarin dhe Iranin, transmeton Kosova Sot Online.

Në vitin 1962, Abu Dhabi u bë i pari nga Emiratet për të filluar eksportimin e naftës. Sheiku Zayed, sundimtar i Abu Dhabit dhe presidenti i parë i EBA, mbikqyri zhvillimin e Emirateve dhe i drejtoi të ardhurat e naftës në shëndetësi, arsim dhe infrastrukturë. Sot, rezervat e naftës të Emirateve renditen si rezervat e shtata më të mëdha në botë, dhe rezervat e gazit si rezervat shtatëmbëdhjeta më të mëdha në botë. Emiratet kanë një ekonomi me të ardhura të larta, e cila renditet si e nëntëmbëdhjeta më e lartë në terma të PBB-së për frymë. Qyteti më i populluar, Dubai, shfaqet si një qytet global dhe një portë biznesi për Azinë Perëndimore dhe Afrikën.

 

(Kosova Sot)