Ja pse gjarpri nuk ka këmbë

  • 07 December 2018 - 09:57
Ja pse gjarpri nuk ka këmbë

Kërkuesit shkencorë thonë se gjarpërinjtë humbën gjymtyrët e tyre pasi filluan të jetonin dhe të gjuanin kafshët në tunelet nëntokë- sore dhe në strofujt e lepujve dhe të kafshëve të ngjashme. Gjetjet e këtij studimi janë bazuar në skanimet e reja CT të Dinilysia patagonica - një të afërmi të gjarpërinjve modernë, i cili ka jetuar rreth 90 milionë vjet më parë dhe arrinte një gjatësi deri në dy metra, transmeton gazeta Kosova Sot.

Duke analizuar fosilet, u bë e mundur që të gjendej lidhja midis kohës në të cilën gjarpërinjtë humbën gjymtyrët e tyre dhe kohës kur ata filluan të jetonin dhe të gjuanin në strofujt nëntokësorë. "Ka kohë që shkencëtarët i ka munduar dilema si i kanë humbur gjarpërinjtë këmbët, por tani duket se e kemi zgjidhur këtë dilemë", thotë shkencëtari kryesor, Dr. Hongyu Yi

 

(Kosova Sot)